Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi ka folur për të ardhmen e shqiptarit.

Sipas “Corriere dello Sport”, Giufreddi ka konfirmuar se Hysaj do të largohet nga Napoli. Mediat italiane kishin spekuluar se pas paraqitjeve të mira, Napoli është gati ti ofrojë kontratë të re mbrojtësi shqiptar. Megjithatë, këtë e ka hedhur poshtë vet agjenti i tij, Mario Giuffredi.

Pas emërimit të Maurizio Sarrit në krye të Lazios, tani po spekulohet se Hysaj mund të shkojë atje, pasi dihet që kur ishte Sarri në Napoli, Hysaj pati paraqitjet më të mira në lojën e tij. “Jemi duke vlerësuar opsionet e ndryshme, unë personalisht nuk kam dëgjuar asgjë nga Lazio, do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë duke parë opsionet”, tha ai.

“Pastaj nëse vjen Lazio, mirë se vjen!”, shtoi ai. “Do të jetë një ujdi e paparë për këdo që e merr atë, ka skuadra të ndryshme që e kërkojnë”, konfirmoi Giuffredi. “Hysaj të rinovojë kontratën? Absolutisht jo”, përfundoi Mario Giuffredi.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *