Adelina Tahiri po shijon në maksimum pushimet.

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka vendosur që gjatë kësaj kohe të shijojë disa ditë të mira pushimi. Artistja, së fundi publikoi imazhe nga pushimet, përmes së cilave tregoi se po relaksohet në maksimum atje.

Në një prej fotografive, Adelina tregoi fizikun nga afër e veshur me bikini me ngjyrë rozë, teksa shfaq ngjyrën që e mori në pushime. Ajo kishte lëshuar flokët dhe sipër bikinive veshi një këmishë të bardhë, ndërsa nuk i mungonin syzet dhe aksesorët e tjerë.

Kujtojmë se Adelina Tahiri kohën e fundit është përqendruar vetëm në jetën private dhe ka lënë pas angazhimet në muzikë. Ajo është e martuar me Serjozha Markov dhe është nënë e një fëmije, Jonit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *